SHBA, 500 të zhdukur nga përmbytjet
Shteti amerikan i Kolorados është duke vazhduar një operacion në shkallë të gjerë shpëtimi pas përmbytjeve që sollën vdekjen e 5 persoave e ndërsa qindra të tjerë janë të zhdukur.Mijëra njerëz kanë qenë të detyruar të largohen pasi zhumë zona janë nën pushimin e ujit. Garda Kombëtare po përpiqet të kryejë furnizimin me ushqim dhe ujë, ndërsa banorët presin shpëtim.Një zyrtar tha se më shumë se 500 persona figurojnë të zhdukur. Ndonëse autoritetet informojnë se shumë prej të humburve thjesht kanë humbur kontaktet me familjarët, nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të jenë mbytur.Më e keqja është se për momentin nuk parashikohet as ndonjë ndihmë e natyrës, me shërbimet metereologjike që parashikojnë më shumë shi në ditët në vazhdim.Përmbytjet e deritanishme kanë shkaktuar një dëm prej të paktën 150 milionë dollarë në zonat e goditura të Kolorados, ndërsa 30 ura janë shkatërruar midis dhjetera strukturave te demtuara. Më shumë se 38 centimetra shi, thuajse gjysma e mesatares vjetore të reshjeve, ranë vetëm në një javë, sipas shërbimit meteorologjik lokal.Presidenti Barack Obama ka firmosur një urdhër emergjence duke miratuar ndihmë federale për katastrofën që ka përfshirë kontenë Boulder.Qytete të tjera si Xhejmstaun, Lions dhe Longmont janë kthyer në ishuj nga përmbytjet. Autoritetet ngritën barrikada për të ndaluar disa banorë në largim që të kalonin me mjetet e tyre në zonat e përmbytura.Shirat e rrëmbyeshme, që sipas autoriteteve regjistrohen vetëm një herë në 100 vjet, kanë penguar skuadrat e shpëtimit që të arrijnë tek komunitetet e prekura nga përmbytjet.