Italiani i shpëton vdekjes, kur do ta qëllonte vrasësi, pistoleta s’kishte plumba

E ndjek për ta vrarë, por në çastin final kur dukej se gjithçka do te merrte fund, pistoleta ishte bosh pasi e kishte shkrepur disa herë në ndjekje të shënjestrës së tij. Kjo ka ndodhur në Foxhia të Italisë, ku një 31- vjeçar ka rezultuar të jetë vërtet njeri me fat.Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugët e Foxhias në Itali kanë fiksuar ngjarjen dhe fatin e një shitësi automjetesh, Mikele di Bari.Autori i ngjarjes Mikele Moreli po e ndiqte në rrugë me pistoletë në dorë. Ai ka qëlluar disa herë dhe njeri prej plumbave e ka kapur në këmbë objektivin e tij.Në këtë moment i plagosur dhe pa asnjë shpresë për të mbijetuar 31-vjeçari është rrëzuar në rrugë, por duket se fati ka qënë me të. Ndërsa autori i ka drejtuar pistoletën dhe ka tërhequr këmbëzën, nuk kishte më plumba.Policia ka bërë të ditur se ndonëse ngjarja ka ndodhur në një rajon që besohet se kontrollohet nga organizata mafioze “Sacra Koronia Unita”, konflikti mes dy te rinjve ka qenë një hakmarrje personale per shitjen e një automjeti.As autori dhe as i plagosuri nuk kanë dhënë ende një version për ngjarjen. Policia e ka konsideruar me fat personin e plagosur, pasi ka mjaftuar fare pak që ai të ishte në listën e viktimave të krim