Meksikë, përplasje polici-mësues në “Zocalo”
Policia në Mexico është përplasur me protestuesit gjatë një operacioni për të bastisur një shesh, ku mësuesit ishin futur në grevë. Forcat speciale, të mbështetur edhe nga tanke e helikopterë, çanë barrikadat e krijuara nga mësuesit, vetëm pak kohë pas skadimit të afatit të vendosur ndaj tyre për t'u shpërndarë.Disa demonstrues u kundërpërgjigjën me bomba molotov. Mësuesit kanë kërkuar ndryshime në reformat e arsimit të aprovuara nga presidenti Enrique Pena Nieto. Autoritetet thanë se donin të pastronin sheshin Zocalo, për shkak të festimeve për ditën e Pavarësisë.Ndryshimet e propozuara nga qeveria përfshijnë testimet e performancës për mësuesit. Kritikët akuzojnë sindikatën e mësuesve të Meksikës se është e korruptuar dhe se ka një kontroll të madh mbi shpërndarjen e vendeve të punës.