Kolorado në alarm nga përmbytjet, shtohen viktimat
Ka shkuar në 4 numri i të vdekurve për shkak të përmbytjeve në shtetin amerikan të Kolorados, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar mijëra persona që të të evakuohen në zonën e Boulderit dhe përrett tij.Autoritetet lokale njoftojnë se të paktën 80 persona rezultojnë të zhdukur. Shirat e rrëmbyer vazhdojne prej disa ditesh dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në pronat private, ndërsa skuadrave të shpëtimit u është dashur që tu vijnë në dihmë të paktën 2.500 personave.Zyrat shtetërore te lokalitetit të Boulderit u mbyllën të premten si u reshjeve që ende vazhdojnë. Sipas shërmbimit meterologjik arrin në 38 cm sasia e shiut qe ka rënë në një javë të vetme. Për shkak të situatës së krijuar Presidenti Barak Obama ka firmosur një urdhër urgjent për miratimin e ndihmës federale për fatkeqësitë natyrore për zonën e Boulderit.Qytete të tilla si Jamestow, dhe Longmont sipas BBC tashmë duken si ishuj për shkak se pothuajse janë mbuluar nga uji dhe situata të kujton përmbytjet biblike.Zyrtarët ngritur barrikada për të ndaluar disa banorë në largim që të kalonin me mjetet e tyre në zonat e përmbytura. Kjo situatë sipas metereologëve përsëritet një herë në 100 vjet. Ndërkaq situata e krijuar ka penguar skuadrat e shpëtimit që të arrijnë tek komunitetet e prekura nga përmbytjet.Guvernatori John Hickenlooper deklaroi se situata është tronditëse. Ndërsa zëdhënësi i pushtetit lokal në Broudler tha se "Automjetet janë të bllokuara në të gjithë vendin, Kudo ka baltë dhe mbeturina". Ndërkaq banorët e bllokuar nga përmbytjet janë shprehur për mediat se u duket sikur ndodhen në një ishull, te izoluar nga uji.