Koreano-jugori arratiset nga Veriu pas 41 vitesh
Një koreano-jugor, i arrestuar nga Koreja e Veriut në vitin 1972 u rikthye në shtëpinë e tij pas 41 vitesh në vendin komunist.Jeon Wook-pyo, tani 68 vjeç, u ndalua së bashku me 25 peshkatarë të tjerë në ujërat e kontestuara territoriale në Detin e Verdhë.Ai u arratis nga Koreja e Veriut në muajin gusht dhe në ditët e para të shtatorit, mundi të rikthehet në shtëpinë e tij në Korenë e Jugut.Lajmi konfirmohet nga Ministria e Ribashkimit e Koresë së Jugut, dikasteri që ka në juridiksion të gjitha cështjet mes dy Koreve. Në njoftim thuhet se 68-vjeçari ka shfrytëzuar një shtet të tretë si vend tranzit për t’u rikthyer në atdhe.Nuk jepen detaje të mëtejshme rreth rikthimit të tij dhe as për fatin e 24 peshkatarëve të tjerë të arrestuar në vitin e largët 1972.Teknikisht dy Koretë janë në gjendje lufte me njëra-tjetrën që pas konfliktit të 1950-1953 që përfundoi me një marrëveshje për armëpushim, por jo me një marrëveshje paqeje.