Presidenti Iranian “ankohet” tek Putin: Perëndimi të heqë sanksionet
Perëndimi duhet t’i heqë sanksionet Iranit, të cilat i janë vënë si pjesë e problemeve rreth programit të saj bërthamor, i tha të premten presidenti iranian Hassan Rouhani homologut të tij rus Vlladimir Putin.“Nuk ka asnjë arsye për sanksione të motivuara politikisht”, citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax presidenti iranian të ketë thënë gjatë takimit të parë njohës me homologun rus, që u zhvillua në Kirgistan.Sipas kreut të porsazgjedhur të shtetit islamik, programi bërthamor iranian ka qëllime paqësore.Sanksionet kundër Iranit janë ngritur dhe forcuar me kalimin e viteve, dhe ato janë ngritur kryesisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara, i cili shtet nuk po bindet se Irani nuk është duke bërë përpjekje për të ndërtuar një bomb bërthamore.Ndërkaq, presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka ftuar fuqitë botërore për më shumë transparencë në raport me programin iranian nuklear.