Qiproja përmbush detyrimet, merr 1.5 miliardë euro ndihma

Ministrat e Eurozonës kanë dhënë dritën jeshile të premten që Qiprosë t’i jepen 1.5 bilion euro në ndihma për të dal nga kriza ekonomise.Shefat e financave të vendeve anëtare të Eurozonës lavdëruan ishullin për progresin që ka arritur në përmirësimin e ekonomisë së vendit, dhe se paratë do duhet t’i pranoj deri në fund të shtatorit.“Autoritetet qipriote kanë ndërmarr hapa vendimtar për të stabilizuar sektorin financiar, kanë përmbush kriteret e parashikuara fiskale dhe kanë nisur reformat strukturore”, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit të 17 ministrave evropian të financave.Ata i kanë bërë thirrje Nikozisë zyrtare që të vazhdojë me përpjekjet, pasi në afat-shkurtër “perspektiva ekonomike mbetet e brishtë dhe subjekt i paqartësisë së madhe”.Ministri qipriot i financave Harris Georgiades i tha gazetarëve se qeveria e tij është e përkushtuar që të ecën para.“Ne e dimë se cilat janë problemet, dhe e dimë se si duken zgjidhjet, prandaj po bëjmë punën tonë”, tha ai.