Al Kaeda kërcënon sërish

Al Kaeda, kërcënon sërish me sulme Amerikën. Lideri organizatës terroriste Ajman al Zauairi i bëri thirrje pasuesve të tij në një mesazh audio të postuar në internet që të kryejnë një sulm masiv ndaj Amerikës, edhe nëse do të duhen vite durimi për ta bërë këtë.Al Zauairi udhëheq Al Kaedën qëkur forcat speciale amerikane eleminuan Osama bin Laden në maj të 2011 në Pakistan. Në mesazhin e tij, al Zauairi flet për fitoren ndaj SHBA në Irak dhe Afganistan, ndërsa i nxit militantët islamikë që të vazhdojnë betejën e tyre në territorin amerikan.Si shembull për këtë, Al Zauari përmendi terroristët që sulmuan maratonën e bostonit më 15 prill. Sipas kreut të alkaedës, militantët kudo që janë duhet të provokojnë shtetet e bashkuara që të ndihen të kërcënuara dhe të shpenzojnë gjithnjë e më shumë për sigurinë, duke u dëmtuar kështu ekonomikisht.