Putin mirëpret vendimin e Sirisë për armët kimike

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendimi i Sirisë për t’iu bashkuar një konvente ndërkombëtare për ndalimin e grumbullimit të armëve kimike, duhet të mirëpritet.Duke folur në një samit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait që po mbahet sot në Kirgizstan, ai ka thënë se kjo lëvizje paraqet “qëllime serioze” të Qeverisë së Sirisë.Presidenti sirian, Bashar-al-Assad, bëri të ditur të enjten se Siria do t’i bashkohej ndalesës ndërkombëtare të armëve kimike si pjesë e propozimit rus, për të shmangur ndërhyrjen ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara.Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, janë duke mbajtur sot në Gjenevë ditën e dytë të bisedimeve rreth planit rus.Kerry ka thënë se kërcënimi për ndërhyrje ushtarake duhet të mbetet në fuqi nëse Siria dështon t’i dorëzojë  armët e saj bërthamore.Presidenti Obama ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake pas helmimit me gas të datës 21 gusht në periferi të Damaskut, në të cilin sipas burimeve te Shteteve të Bashkuara humbën jetë më shumë se 1400 persona.