Rusi, digjet spitali psikiatrik, 2 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2013, 09:15
Flakët në një spital psikiatrit në veri-perëndim të Rusisë shkaktuan të paktën 2 të vdekur dhe 30 persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.Zjarri nisi papritur në spitalin që ndodhet në rajonin Luka dhe shumë shpejt përfshiu gjithë godinën e ndërtuar prej druri. Sipas autoriteteve në këtë institucion ndodheshin të shtruar rreth 60 pacientë të sëmurë mendorë.Sipas autoriteteve dyshohet se zjarri ka nisur nga njëri prej pacientëve që mund ta ketë zënë gjumi duke pirë cigare në krevat.Hetimet kanë nisur ndërsa grupe të shumta policore kanë nisur kërkimet për gjetjen e pacientëve që dyshohet të kenë braktisur spitalin të cilët mund të paraqesin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.