Dështon mbledhja e KQZ, nuk paraqitet kryetarja Daka
Komisionit Qendror Zgjedhor, edhe pse thërret mbledhje të jashtëzakonshme, nuk e mban fare atë. Kjo pasi, sipas Lëvizja Vetëvendosje, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk do mbledhje në praninë e mediave.Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adan Rrustemi ka thënë se arsyeja e mos mbajtjes së mbledhjes, është se nuk janë përmbushur përgjegjësit nga OSBE-ja për operacionet esenciale zgjedhore, e që, sipas tij, janë të kundërligjshme.Mbledhja e thirrur për në orën 11:00, është shtyrë për në 12:00. Përkundër pritjes prej afër një orë nga anëtarët e KQZ-së, kryetarja Daka nuk është shfaqur fare në sallë.Në rend të ditës ka qenë rekomandimi për shqyrtimin e kërkesës së Ministrisë së Diasporës për zgjatjen e periudhës se votimit për regjistrim jashtë Kosovës. Pas kësaj ka ardhur asistentja e saj për të njoftuar se mbledhja nuk do të mbahet.E zyrtari për informim në KQZ-së, Fehmi Ajvazi ka thënë se mbledhja nuk është mbajtur për shkak të punëve të brendshme të KQZ-së .“Arsyeja për shkak të punëve të brendshme që KQZ-ja i ka lidhur me temën që e keni pas. Kryetarja është brenda, por ky është një vendim i anëtarëve të KQZ-së, që çështja e Ministrisë së Diasporës të shtyhet”, ka theksuar Ajvazi.Por anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosja, Adnan Rrustemi ka pohuar se kjo mbledhje nuk është dashur të thirret e jashtëzakonshme fare.“Mbledhja është thirrur në një mënyrë jo praktike dhe jo të bazuar dhe njoftimi na është dërguar mbrëmë rreth orës 11:00 të natës, për këtë mbledhje të ditës së sotme të orës 11:00. Ajo çka ka rendësi është ftuar si mbledhje e jashtëzakonshme dhe urgjente duke u bazuar në një pikë të vetme të rendit të ditës e cila ishte e thjeshtë dhe aspak e jashtëzakonshme. Kishte të bënte më një kërkesë të Ministrisë së Diasporës për zgjatjen e periudhës së votimit të votuese jashtë vendit”, ka deklaruar Rrustemi.Kjo kërkesë është pranuar në KQZ, me 20 gusht dhe është shqyrtuar në këshillin për procedura dhe këshilli për procedura i ka rekomanduar KQZ-së që të refuzohet kërkesa, sepse nuk ka kushte objektive dhe hapësirë të mjaftueshme në kohë për ta përmbushur këtë kërkesë.Rrustemi mendon se arsyeja e vërtetë e shtyrjes së kësaj mbledhje ka të bëjë me praninë e gazetarëve në mbledhjen e KQZ-së, respektivisht në përpjekjen që kjo çështje të shqyrtohet në një mbledhje të mbyllur me qëllim që të gjendet një zgjidhje eventuale për ta zgjatur këtë periudhë e cila në fakt nuk ka të bëjë me diasporën në këtë rast.“Arsyet kanë të bëjnë me përgjegjësit e paligjshme të OSBE-së për të përmbushur operacione esenciale zgjedhore siç është regjistrimi i votuesve në Serbi dhe Mal të Zi. Duke qenë se këta nuk kanë arritur ende që t’i përmbushin marrëveshjet me OSBE-në dhe të gjejnë bazë ligjore ose të marrin një vendim të KQZ-së për këtë aktivitet ata u munduan që të krijojnë hapësirë të mjaftueshme dhe rrjedhimisht të zgjatet periudha dhe OSBE-ja të këtë mundësi me të mëdha për regjistrim të votuesve në Serbi dhe Mal të Zi”, ka deklaruar Rrustemi.Ai kishte planifikuar të ngrinte dy çështje në mbledhjen e sotshme dhe që kanë të bëjnë, e para me listën e votuesve në Mitrovicë, sepse, siç ka thënë ai, po u mohohet e drejta e votuesve shqiptarë që janë shpërngulur dhunshëm nga pjesa veriore dhe pamundësimi të përfshihen në listën e votuesve ku i kanë vendbanimet në pjesën veriore të shtetit.Ndërsa çështja e dytë që kishte planifikuar të ngriste ishte një shkresë e Ministrisë së Administrimit Pushtetit Lokal. Sipas Rrustemit, ministri Slobodan Petrovic po manipulon qëllimshëm dhe politikisht të dhënat e regjistrimit të popullsisë, duke zvogëluar numrin e mandateve për kuvendet komunale për komunat me shumicë shqiptare dhe duke e rrit numrin e mandateve për kuvendet komunale për komunat me shumicë serbe në veri.