Një plan Marshall 2 për Greqinë

Kandidati socialdemokrat për kancelar të Gjermanisë Peer Steinbruck ka hedhur një hipotëze të re sa i përket Greqisë, në mes të zërave të fundit për një ndihmë të re për shtetin helen.Steinbruck u shpreh në favor të zbatimit të një "Plani Marshall 2" për Greqinë dhe vendet që po përballen me krizën, dhe theksoi se nuk duhet të aplikohen vetëm programe të përmirësimit fiskal, madje me "doza vdekjeprurëse", por edhe masa për zhvillimin dhe përballimin e papunësisë.Steinbruck theksoi se Gjermania, që është ndihmuar edhe vetë në të kaluarën nga partnerët e saj, ka përgjegjësi politike në kuadër të Bashkimit Europian, të ndihmojë vendet që kanë nevojë."Deklarata për një paketë të tretë, përbën pranim se strategjia për krizën, që u mbështet veçanërisht nga Gjermania, ka dështuar. Ajo që mungon është një program rimëkëmbjeje, stimuj për zhvillimin dhe përballimi i papunësisë, sodimos tek të rinjtë", deklaroi Steinbruck.Në përgjigje të pyetjes nëse Greqia do t'i paguajë ndonjëherë borxhet e saj, ai deklaroi se e uron këtë, sa për grekët, aq edhe për gjermanët."Nuk duhet vetëm të tundim  flamurin e përmirësimit. Duhet ta ndihmojmë Greqinë që të fitojnë përsëri forcë krahët e saj. Jo vetëm programe përmirësimi fiskal. Edhe gjermania u ndihmua - kujtoj Planin Marshall- dhe partnerët tanë ndihmuan dhe u gëzuan për ribashkimin gjerman, kështu që, për hir të përgjegjësisë europiane, duhet t'i ndohmojmë ato vende" theksoi  kandidati socialdemokrat .Sipas ekspertëve pavarësisht masave shtrënguese, pa një mbështetje financiare shtesë Greqia do të haset gjatë 2014-tës me vështirësi të mëdha.  Ekspertët mendojnë se pa një tjetër paketë stimujsh, Greqia nuk do t'ja dalë mbanë dhe ka shumë mundësi që vitin e ardhshëm, ajo do të vazhdojë të mbetet në krizë të thellë.