Maqedonia heq kufizimet për importin e grurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2013, 12:15
Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar masën për import të kushtëzuar të grurit nga vendet e rajonit, ndërsa në gjysmën e parë të shtatorit pritet të shfuqizojë edhe masën për import të kushtëzuar të miellit.Vendimi i tillë është miratuar ditë më parë, pasi është konstatuar se tregu është i qëndrueshëm dhe se është blerë 95 për qind e grurit nga prodhimi vendas.Masat kufizuese, të cilat kanë qenë në fuqi nga 1 korriku, kanë shkaktuar zemërim në Kosovë dhe në Serbi. Autoritetet atje kanë thënë se ato shkelin marrëveshjen për tregti të lirë CEFTA.