Presidenti kinez vazhdon vizitën në Turkmenistan

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të vazhdojë edhe sot vizitën zyrtare në Turkmenistan.Të martën në Ashgabat, Xi Jinping dhe homologu i tij, Gurbanguli Berdymukhamedov, kanë qenë të pranishëm në nënshkrimin e disa marrëveshjeve, përfshirë edhe atë për rritjen e furnizimeve  të Kinës me gaz natyror nga Turkmenistani.Xi Jinping ka thënë se bashkëpunimi energjetik midis Kinës dhe Turkmenistanit shërben si rol model për bashkëpunimin global në fushën e energjisë.Turkmenistani është furnizues kryesor i Kinës me gaz natyror, ndërsa Kina është partneri më i madh tregtar i Turkmenistanit.Turneu aziatik i presidentit kinez përfshin edhe Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Kirgistanin.Kjo është hera e parë që ai viziton rajonin që kur ai ka marrë postin e presidentit në muajin mars.Të enjten, Xi Jinping do të ndjekë edhe samitin e G20-ës në Shën Petersburg.