Hollandë, zhvillohet festivali i kokëkuqëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2013, 13:05
Në Hollandë u zhvillua dje Festivali i Kokëkuqëve. Që nga viti 2005, kokëkuqët në të gjithë botën mblidhen së bashku në qytetin e Bredës duke krijuar një atmosferë të “zjarrtë”.
Tradita ka nisur në vitin 2005 dhe pjesëmarrësit shtohen nga viti në vit. Në vitin e debutimit ishin gjithsej 150 kuqo në festë, ndërsa këtë vit u numëruan rreth 5 mijë.
Për të marrë pjesë në këtë ngjarje duhet të kesh flokë të kuqe natyrale dhe gjithashtu duhet të vishesh me ngjyrën e vendosur nga organizatorët. Këtë vit ishte bluja.


