Amanda Bynes, shtrohet në spital psikiatrik

Aktorja Amanda Bynes, e cila është bërë e njohur vite më parë pas filmave të suksesshëm të Disneyt në të cilët ka marrë pjesë, ju rikthye sërish qendrës së vëmendjes vetëm pak muaj më parë.Gjithçka nisi nga postimet e saj të panumërta në rrjetin social “Twitter” ku në çdo status ajo ofendonte aktorë ose këngëtarë të ndryshëm. Një ndër të renditurit është dhe këngëtari Drake , të cilit i vuri epitetin "I shëmtuar", duke u përpjekur kështu t`i ulte imazhin përpara fansave të tij dhe miliona ndjekësave të saj në “Twitter”. Gjithashtu Amanda komentoi çdo pjesë të fytyrës së tij duke shprehur dhe mospëlqimin e saj ndaj këngëtarit.Por mesa duket, në më pak se një muaj u vu re se aparenca e mendimit të aktores ndaj Drake ndryshoi, pasi vetëm një ditë më parë ajo postoi një status në të cilin shkruante: "E adhuroj Drake". Ky postim i papritur bëri shumë revista të shkruanin dhe shumë zëra të qarkullonin, por menjëherë avokati i Amandës, Tamar, ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën ka siguruar se aktores i është vjedhur adresa nga piratë të cilët ende nuk dihet se kush janë.Sipas tij, menjëherë pasi u shpall urdhri në gjykatë , Amanda u shtrua në spitalin psikiatrik në të cilin do të qëndrojë për plotë 12 muajt e ardhshëm. Avokati pohon se pjesën më të madhe të ditës aktorja e kalon përkrahë nënës së saj, Lynn Bynes, e cila tregon një përkujdesje të vazhdueshme kundrejt vajzës së saj.Tamar gjithashtu rrëfen se ka kontaktuar me aktoren dhe ka vënë re që shëndeti I saj mendor sa vjen e përmirësohet, ajo dukej më e gëzuar dhe më e qetë. Momentalisht  avokati është duke formuluar kërkesën për tja paraqitur gjykatës, për të arritur kështu qëllimin e tij, që aktorja të dalë nga spitali menjëherë pas 6 mujorit të parë.