17.5 milionë dollarë për rikthimin e J-Lo

Jennifer Lopez raportohet se ka marrë një ofertë prej 17.5 milionë dollarësh për të qenë gjyqtare në edicionin e ri të “American Idol”.Këngëtarja e hitit “Jenny from the Block” mund të rikthehet në vendin e dikurshëm nëse pranon këtë ofertë të lartë.Diva latine duket se ende po negocion për pagën për të qenë në të njëjtin hap me rivalet e saj.Britney Spears kishte fituar 15 milionë dollarë në “The X Factor USA” vitin e kaluar derisa Mariah Carey e kishte zëvendësuar Jennifer në “American idol” në vitin 2012 për 18 milionë dollarë.Në sezonin e parë më 2011 Jenn ishte paguar 12 milionë dollarë.