Lady Diana u qëllua me snajper?

16 vite pas aksidentit tragjik të princeshës së Anglisë Lady Diana, gazeta britanike "Daily Mail" ka sjellë një version të ri për ngjarjen, duke hedhur dyshime se shoferi me të cilën udhëtonte princesha është goditur nga një agjent i forcave speciale."Përse pohimi i snajperit të Forcave Speciale ajrore britanike, se Lady Diana është eliminuar, nuk është dhe aq i çmendur",titullohet shkrimi i gazetës britanike.Një person i njohur si ushtari N, pretendon se Diana u vra pikërisht nga forcat speciale britanike dhe dy anëtarë të shërbimit të inteligjencës britanike MI6.Dëshmitarët thonë se në tunelin ku ndodhi aksidenti nuk ndodhej vetëm paparaci që po ndiqte Dianën. Është zbuluar se aty ndodhej dhe një motor i zi, që nuk i përkiste asnjë fotoreporteri dhe se aksidenti u shaktua nga ky motor. Sipas këtij version në motorin që ndiqte makinën mund të kenë qenë dy persona, njëri prej të cilëve mund të ketë qëlluar në drejtim të shoferit apo makinës për të devijuar drejtimin e saj.Në përvjetorin e gjatë të aksidenitit tragjik qarkulloi një foto e fundit në makinë ku Diana duket e shqetësuar nga ndjekja e paparacëve, ndërsa në makinë ishin i dashuri i saj Dodi Al Fajed, shoferi Henri Pol dhe truproja Trevor Ris.Dy hetimet e policisë franceze dhe britanike për tragjedinë e 31 gushtit 1997 kanë dalë në përfundimin se ishte një aksident automobilistik.