Justin Bieber sulmohet në një club në Toronto
E Shtuna e fundjavës së shkuar duket se nuk ishte një ndër ditët më të mira të 19-vjeçarit, Justin Bieber.
Pasi ai kaloi një natë të gjatë në një club në Toronto të Canadasë , këngëtari u sulmua nga një burrë emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet. Menjëherë pasi Justin la zonën VIP të clubit, personi i panjohur gjeti momentin e përshtatshëm kur truproja e këngëtarit nuk ishte i vëmendshëm për ta sulmuar, e më pas për ta hedhur në tokë.
Sipas personave dëshmitarë të cilët ishin të pranishëm atë natë, u bë e ditur se ndryshe nga sa pritej, Justin nuk mori mundimin që të kundërvepronte ndaj tij, por qëndronte duke shpresuar që truproja e tij do të ndërhynte në momentin e duhur. Sipas disa burimeve të afërta me këngëtarin, ky i fundit nuk mendon të padisë të panjohurin, dhe kjo për arsye të cilat ende nuk dihen.
Por krahas emocioneve të forta që Justin përjetoi në orët e para të mëngjesit të së Shtunës, ajo ngjarje është shoqëruar edhe nga dëme materiale. Menaxheri i clubit, Orin Bristol, pohoi se gjatë asaj nate kishte humbur dhe varsja e artë e këngëtarit me vlerë 40.000 dollarë, për të cilën janë bërë kërkime të shumta por të gjitha pa rezultat.
Orin shprehet mirënjohës ndaj Justin, pasi ai nuk ka kërkuar një dëmshpërblim në këmbim, por thjesht i ka këshilluar për rritjen e sigurisë së clubit gjatë natës, pasi incidente të tilla mund t`i ndodhin kujtdo.