Bruksel, Takimi Thaçi e Daçiç përfundon pa marrëveshje, shtyhen për në Shtator

Nuk kanë arrritur të gjejnë marrëveshje në takimin e 15-të mes tyre në Bruksel, dy kryeministrat, Thaçi dhe Daçiç.Kryeministri i Kosovës pas përfundimit të takimeve me homologun e tij serb, të cilat zgjatën rreth shtatë orë në Bruksel, tha se raundi i 15-të i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit."Bisedimet ishin shumë konstruktive dhe është shënuar përparim, por ka ende shumë detaje teknike që duhet të arrihet pajtim", ka theksuar Thaçi."Ka pasur përparim në çështjet e energjetikës, telekomunikacionit dhe gjyqësisë, por problem ka pasur për çështjet e listave të votimit për zgjedhje lokale" tha Thaçi, ndërsa ka ripërsëritur se "Për këtë çështje mund të vendos ekskluzivisht KQZ-ja".Shefja për politikë dhe siguri të jashtme të Bashkimit Europian, Kathrin Eshton, në deklaratën e saj për shtyp tha se: "Të dy Kryeministrat kanë ritheksuar përkushtimin për zgjedhje të suksesshme me një pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme dhe kanë konfirmuar se do të vazhdojnë përgatitjet intensive për një proçes elektoral të qetë."Ndërkaq Ashton ka bërë të ditur se bisedimet mes dy kryeministrave do të vijojnë më 8 Shtator.