"E premtja e zezë", nënshkruhet raporti për 24 dhjetorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2013, 13:41
Komisioni ad-hok sot e nënshkroi raportin përfundimtar për ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.Në Klubin e deputetëve nënshkrimet e tyre në raport i vunë kryetari i komisionit, Borce Davitkovski, anëtarët e VMRO-së, Ilija Dimovski dhe Bllagorodna Duliq dhe të LSDM-së, Ljubomir Fërckovski dhe Renata Deskovska Trenevska.Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë, pasi që LSDM i hodhi poshtë dy opsionet e ofruara për raportin dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kumtoi se partia që drejton ai solli vendim në interes të shtetit dhe në dëm të sajin të votojë dhe ta firmos raportin e Komisionit ad-hok, siç dëshiron LSDM-ja.