Jahjaga ka shkelur ligjin me shkarkimin e Krasniqit

Alban krasniqi anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, ka reaguar për shkarkimin e tij me vendim të presidentes Ahtifete Jahjaga duke thënë se me këtë vendim është shkelur ligji dhe Kushtetuta. Sipas anëtarit të shkarkuar të KQZ, urdhëri për shkarkimin e tij është nënshkruar nga këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu,dhe jo nga vetë presidentja.Ndërsa, Krasniqi pretendon se edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kryer shkelje të ligjit pasi njoftoi vendimin e presidentes, ndërkohë që ende nuk ishte protokolluar dhe nuk i ishte dërguar Krasniqit.Gjatë mbledhjes së KQZ të Mwrkurën, Alban Krasniqi dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka,  kanë debatuar ashpër pasi kjo e fundit ka kërkuar që të largohet nga mbledhja e KQZ-së duke pretenduar se ai nuk është anëtar i saj.Krasniqi pretendon se ai ka marrën një shkresë nga Arbër Vllahiu, që është në cilësinë e shefit të stafit të presidentes, i cili e ka njoftuar se ai ka ofruar dorëheqjen e tij nga dita e Premte.