Moore: Zgjedhjet sfidë për Beogradin

Ndërsa zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit kanë gritur debate mes Prishtinës dhe Beogradit për shkak të logos së Republikës së Kosovës në fletvotime, drejtori i Zyrës së Departamentit të Shtetit Amerikan për Evropën jugore dhe qëndrore, Jonathan Moore, vlerëson se zgjedhjet lokale në Kosovë janë një sfidë për Beogradin. Në një intervistë për shtypin serb, Moore u shreh optimist për vullnetin e mirë që ka treguar Qeveria e Serbisë në dialogun me Prishtinën.Sipas zyrtarit amerikan, zgjedhjet janë rast për njerëzit në veri të Kosovës që të zgjedhin liderët lokalë, të cilët do të jenë kryetarë të komunave. Duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që të dalin në zgjedhje", tha Moore.Në intervistën e tij Moore theksoi se aktualisht mes dy palëve ka kundërthënie për shkak të detajeve të vështira si dhe për ngecjet në këtë process, ndërsa përmendi faktin që pala kosovare nuk i ka kryer punët me ligjin për amnistinë dhe që Beogradi nuk është pajtuar për energjetikën dhe telekomunikacionin.Ai pret që të shohë se takimi i javës së ardhshem  mes dy kryeministrave Thaçi dhe Daçiç në Bruksel do të shkojë në drejtim pozitiv.Më 27 Gusht pritet takimi në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shefes për Politikë të Jashtmë në BE, Catherine Ashton. Në këtë, dy kryeminsitrat do të flasin për çështjet e zgjedhjeve lokale të 3 Nëntorit si dhe çështjet e energjisë dhe e telekomunikacionit.