Tahiri: Serbia po tenton ta devijojë marrëveshjen
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se në takimin e së martës në Bruksel do të bisedohet edhe për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale.Ajo ka thënë se pret angazhim më të madh nga Brukseli për t’ia interpretuar edhe një herë Serbisë pikën 11 të marrëveshjes, se zgjedhjet lokale në Kosovë bazohen në ligjet e Kosovës.“Pres që BE-ja edhe një herë ta konfirmojë këtë qartësi në relacion me palën serbe, e cila, siç kemi parë, ka shfaqur disa tendenca politike për devijim nga marrëveshja. Prandaj, BE-ja si ndërmjetëse dhe garantuese e marrëveshjes duhet t’ia bëjë të qartë palës serbe se zgjedhjet lokale bazohen në ligjet e Kosovës”, ka thënë Tahiri.Kurse, sa i përket deklaratës së ish-ambasadorit gjerman Ernst Reichel, se zgjedhjet në Gjermani mbahen pa simbole shtetërore, Tahiri ka thënë se shteti i Kosovës i ka praktikat e veta që bazohen në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.“Pika 11 e marrëveshjes thotë qartë: zgjedhjet lokale në Kosovë bazohen në ligjet e Kosovës”, ka thënë Tahiri.