Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, serbët e Shterpcës: Mos bojkotoni votimet

Qytetarët e Shtërpcës, të intervistuar nga KosovaPress, kanë pranuar se do të dalin në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, më 3 nëntor. Ata i bëjnë thirrje edhe qytetarëve në veri që të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e tyre, duke përcaktuar me këtë interesat e tyre.Një rekomandim të tillë e ka dhënë edhe kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, duke shtuar se komuna të cilën ai e drejton ka kaluar këtë proces para katër vjetëve, sikundër që duhet të ndodhë tani edhe me komunat në veri.“Sa i përket kësaj, mund të them se serbët e Shtërpcës janë kyçur në procesin zgjedhor që para katër vjetësh, në vitin 2009 kemi themeluar pushtetin tonë lokal. Serbët e veriut duhet vetë të përcaktohen për interesat e tyre. Kjo është porosia ime të cilën do t'ua kisha drejtuar atyre”, ka thënë Nikoliç.Derisa një grup i serbëve në veri bëjnë thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje, qytetarët serb të Shtërpcës, ju kanë bërë thirrje serbëve të veriut që t’i përgjigjen zgjedhjeve, situatë të cilën Komuna e Shtërpcës, Sasha Iliç, ka thënë ta ketë kaluar para 14 vjetëve."Natyrisht që do të dal. Ky është interes i imi. Dhe përmes zgjedhjeve bashkësia serbe dhe unë do t’i realizojmë interesat tona. Për serbët në veri, ky është problem i tyre. Probleme të tilla kemi pasur para 14 vjetësh tanimë probleme të tilla më nuk kemi"."Po gjithsesi, po. Për serbët e veriut nuk e di se si do të sillen, por këta në jug të Lumit Ibër, mendoj që gjithsesi do të dalin në zgjedhje. Por, duhet të dalin edhe ata", thotë një qytetar tjetër serb.Kurse, një banorë tjetër i Shtërpces porosit bashkëkombasit e vet në veri që të marrin edhe ata pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit."Po, planifikojmë që të dalim në zgjedhje. Mendoj se shumica e serbëve të Komunës së Shtërpcës do të dalin në zgjedhje. Sipas meje duhet të dalin edhe ata, mirëpo është e tyre që të vendosin për të dalur ose jo në zgjedhje".Thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, përveç krerëve të institucioneve në Kosovë, ju kanë bërë edhe liderët në Serbi dhe bashkësia ndërkombëtarë.Edhe kryeministri serb, Ivica Daçiç, bënë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, duke vlerësuar se është në interesin e Serbisë, por edhe të serbëve në Kosovë, sepse nga këto zgjedhje, përkatësisht nga kuvendet komunale do të krijohet bashkësia e komunave serbe.Adriana Hoxhiç, udhëheqëse e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, në një diskutim rreth zgjedhjeve në veri pati thënë se pas marrëveshjes së 19 prillit, serbët e veriut kanë më tepër konfuzion, pasi që Beogradi bënë thirrje për dalje në zgjedhje, kurse njerëz të tjerë, po në atë pjesë, bëjnë thirrje për mos dalje në zgjedhje.Pika e 12 e planit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit thotë se zgjedhjet lokale në komunat në veri do të mbahen njëkohësisht në tërë Kosovën, sipas ligjeve të Kosovës dhe me lehtësim të OSBE.