Gjendet varri i Aleksandrit të madh?

Ëndrra e çdo arkeologu në botë është gjetja e varrit të Aleksandrit të Madh.Pikërisht këtë bëjnë fjalë se kanë gjetur arkeologët grek në zonën e Amfipolis në qytetin Serres rreth 600 km larg kryeqytetit, Athinës.Gjatë gërmimeve në Amfipoli është gjetur një pjesë e një varri të lashtë, për të cilin spekulimet bëhen gjithnjë e më intensive se ai mund të jetë varri i komandantit të madh.Në një artikull të titulluar "Varri i lashtë ndez shumë spekulime", gazeta amerikane  “Associated Press” njoftoi lajmin e zbulimit të një varri të lashtë, 500 metra i gjatë dhe 3 metra i thellë në rrethinën e Amfipolis në Serres.Varri në fjalë  është dhjetë herë më i madh se ai i babait të Aleksandrit të Madh, Filipit, i cili u  zbulua në Vergina dhe për këtë arsye arkeologët konsiderojnë se varri me këto përmasa i përket një personi të rëndësishëm për shkak të strukturës së tij luksoze dhe materialet që janë gjetur deri më tani.Ndërkohë Ministria e Kulturës greke dhe kryetarja e kërkimeve, Ekaterini Peristeri, kanë minimizuar entuziazmin duke thënë se bëhet fjalë për një zbulim të një varri shumë të rëndësishëm në të cilin ka qënë një person ose ndoshta më shumë maqedonas grek, por ata kërkuan të shmangen spekulimet e rrezikshme pasi ende nuk është asgjë e qartë.Megjithatë, rreth zbulimit mbizotëron një entuziazëm se ky zbulim arkeologjik është ndoshta zbulimi më i madh i të gjitha kohërave, ai i varrit të Aleksandrit të Madh, i cili vdiq në 323 para lindjes së Krishtit megjithëse deri më tani thuhej se varri i tij ndodhej në Egjipt. Ende nuk është zbuluar hyrja e varrit, dhe janë shumë ata që argumentojnë se edhe nëse nuk është varri i Aleksandrit të Madh, mund të jetë i gruas së tij, Roxannës dhe djalit të tij.Ministria greke e Kulturës paralajmëroi se së pari duhet të përfundojnë gërmimet në  Afmipoli para se të fillojnë lidhjet me "figurat historike".