Strukturat paralele, shtyhet afati për shpërbërjen e tyre
Sipas planit të detajuar të Marrëveshjes së 19 prillit me Serbinë, ishte arritur që në çështjet e sigurisë më 1 shtator duhet të shuhen të gjitha Gjykatat që kanë vepruar paralelisht në Veri, duke përfshirë edhe Prokuroritë, por sipas zëvendëskryeministres Edita Tahiri, ky proces do të shtyhetStrukturat paralele serbe të drejtësisë dhe sigurisë që veprojnë në Veri të vendit nuk do të shuhen më 1 shtator, ashtu siç ishte paraparë në Marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëherësh kryesuesja e ekipit negociator për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri.Sipas saj, afati do të shtyhet për shkak se ende nuk janë përfunduar të gjitha detalet e Marrëveshjes për shuarje dhe integrim. Analistët politik këtë e shohin si tendencë të palës serbe për të zvarritur proceset dhe për të përfituar në kohë.