Greqia “hakmerret” me fqinjët, fshin zgjerimin nga prioritetet e presidencës së BE-së

Qeveria greke me gjithë hallet e mëdha ekonomike që ka përpara, me marrjen e presidencës së BE-së ka vendosur të hakmerret ose më e pakta të përcjellë presion tek fqinjët me të cilët është në konflikt të vazhdueshëm. Në prioritetet e drejtimit të Europës për 6 muajt e parë të 2014-ës nuk ka asnjë rresht për zgjerimin, duke lënë jashtë vendet e ballkanit perëndimor.Është një artikull i “Euroactiv” që nënvizon se në faqen e internetit të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme janë publikuar së fundmi prioritetet e Presidencës greke, të ndarë në katër kapituj dhe asnjëri prej tyre nuk ka të bëjë me zgjeriminUlja e papunësisë dhe qëndrueshmëria në këtë aspekt.Integrimi i mëtejshëm i BE dhe eurozonë.Emigracioni dhe çështja e kufijve.Politikat detare.Këto janë katër prioritetet e Greqisë."Zgjerimi mungon në këtë listë përkundër një angazhimi nga ana e Athinës në kuadrin e programit të përbashkët të të ashtuquajturës “Trio e Kryesive” - që përbëhet nga Irlanda, Lituania dhe Greqia -, e cila kishte përcaktuar zgjerimin si një "aspekt me rëndësi strategjike" .- thekson “Euroactiv”.I pyetur nga “Euroactiv” për këtë fakt, Dimitris Kourkoulas, zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, ka thënë se zgjerimi gjithmonë ka qënë dhe do të vazhdojë të jetë një prioritet i lartë për vendin e tij.Por ai tregoi se në vend të ngjarjeve të mëdha apo takimeve, Greqia kërkon që secili vend të bëjë përpjekjet e tij dhe ky proçes të bazohet në merita.Më tej “Euroactiv” analizon marrdhëniet e trazuara të Athinës me shtetet fqinje, duke u ndalur kryesisht te Turqia për shkak të Qipros veriore dhe te Maqedonia për shkak të emrit. Ndërkohë që me Shqipërinë marrdhëniet kanë njohur ulje-ngritjet e tyre. Së fundi, çështja e toponimeve apo ajo e Kishës së Përmetit i kanë tensionuar këto marrdhënie, për ëe mos harruar kufirin detar, që ende mbetet një çështje e pambyllur.Përtej konstatimit të”Euroactiv”, analistët në shtetin helen theksojnë se fakti që zgjerimi nuk është prioritet, përbën edhe një mesazh të fortë e të qartë për vendet fqinje, Turqinë, Shqipërinë e Maqedoninë. Kjo politikë që do të ndiqet nga Greqia në krye të BE-së, gjithnjë sipas analistëve do t'i detyrojë shtetet fqinje të jenë më "tolerante" ndaj Athinës, e cila përmes këtij pozicioni do të përpiqet të mbyllë çështjet e mbetura pezull.