Krujë, dhunuan efektivin rrugor, në pranga babë e bir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2013, 09:24
Policia e Krujës ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e dhunimit të efektivit të policisë. Babë e bir, përkatësisht me inicialet A dhe XH. Bushi mësohet se kanë dhunuar fizikisht dhe goditur me mjete të forta efektivin e policisë rrugore me iniciale I. Shima. Dhunimi i policit është bërë ndërsa ai gjendej në krye të detyrës në Fushë Krujë. Ndërkaq materialet në përfundim të veprimeve të para hetimore lidhur me dy të ndaluarit i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.