Zhduken 3 të rinj në det, kërkime gjatë natës në det, gjenden në tokë

Shetitja ne det me pedalone eshte kthyer ne nje aventure mjaft te rrezikshme per 3 adoleshente ne qytetin e Durresit, te cilet rezultonin te humbur per me teper se 12 ore. Sipas informacioneve, mesohet se te rinjte,mesatarisht te moshave nga 16 deri 18 vjeç, te gjithe banore ne Hamalle kishin zgjedhur zonen e Currilave ne Durres, per te kaluar fundjaven.Mesohet se gjate oreve te pasdites 3 te rinjte, perkatesisht, Florind Gjoka 17 vjeç, Mirel Nikolli dhe Vilson Marku qe te dy 16 vjeç, kane marre me qera nje pedalone per te shetitur ne ujrat e detit Adriatik, por mesa futja ne thellesi ka penguar kthimin e tyre ne breg te detit.Rreth ores 23:00, njeri prej adoleshenteve ka njoftuar te afermit e tij, duke i thene se ndodheshin ne det te hapur, pa percaktuar dot se ku, kjo edhe per shkak te erresires,largesise te madhe nga toka dhe mos orientimit.Menjehere eshte njoftuar policia, e cila eshte vene ne kerkim te te rinjve ku ne ndihme te tyre ka shkuar edhe Guardia di Finanza. Oret e nates dhe erresira e madhe nuk ka lejuar efektivet e policise te benin te mundur gjetjen e tyre, nderkohe qe ka qene rryma e detit ajo qe ka ka nxjerre ne breg 3 te rinjte,te gjithe banore ne Hamalle te Durresit. Menjehere ata jane shoqeruar per ndihme mjekesore dhe asnjeri prej tyre nuk ka probleme shendetesore.