150 Kg Marijuanë për vetëm 1700$ !

Një burrë prej Ohio-s, SHBA, mendonte se kishte porositur nje kasafortë 1700 dollarëshe për 24 automatikët dhe 12 shotganët e tij, por nuk ia priste mendia se ajo ishte e mbushur me marijuanë meksikane e cila kapte vlerën e thuajse gjysmë milion dollarë.Kompania e kasafortave të armëve Champion Safe Co. kishte dërguar kasafortën e përgatitur nga të burgosur, e cila ishte dërguar në një magazinë në Ohio për shpërndarjen lokale të marijuanës. Policia kishte shpresë të merrte në hetuesi shoferin e kamionit, por, çuditërisht, ai është zhdukur. Sigurisht, së bashku me shumë persona që rrinin pranë magazinës...Pjesë e deklaratës të policisë ishte : Jo vetëm policia është vënë në kërkim të tij, por edhe trafikantët gjithashtu.Policia ka shtuar se kjo është mënyra më e sigurtë e cila anashkalon edhe testin me nuhatje nga qentë për të trafikuar drogë, si edhe, nuk ishte hera e parë që kanë kapur kasaforta të tilla.