Rihanna i thotë stop “beqarisë”?

Pas ndarjes zyrtare nga këngëtari Drake me të cilin Rihanna ka bërë dhe një bashkëpunim i cili quhet "Whats my name", ka kaluar një kohë e gjatë që ajo nuk ka krijuar më asnjë romance. Shumë thashetheme kanë qarkulluar por të gjitha janë mohuar nga vetë këngëtarja.Së fundmi është përfolur për një lidhje të mundshme me rapperin e famshëm amerikan Asap Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim.Çifti, i cili nuk ka dashur të thyejë heshtjen duke bërë publike ate që vërtet po ndodh midis tyre, mbrëmjen e së mërkurës janë parë të shijojnë disa çaste intime midis tyre, duke u puthur por njëkohësisht duke u përpjekur të fshihen.