Rrathë të çuditshëm nënujor - Foto

Si duket vizatimet e çuditshme nëpër të korrat anë e mbanë botës nuk janë të vetmet, më poshtë do të shikoni edhe "rrathët nënujorë". Megjithatë këto nuk janë bërë nga alienët apo njerëz që mendojnë se janë alienë. Një peshk i vetëm dhe i vogël e ka bërë këtë rreth.Vjeshtën e kaluar, pati raportime për rrathë misteriozë nën det, të zbuluar në 25 metra thellësi në brigjet e Japonisë. Yoji Okata, një fotograf nënujor me më shumë se 50 vjet eksperiencë në zhytje, i dalloi së pari këto forma gjeometrike te cilat kapin diametër deri në 2 metra.Kur u raportuan për herë të parë askush nuk dinte ndonjë gjë rreth tyre, apo se ato ishin forma të mrekullueshme romantike. Siç u zbulua ky peshk tullumbac i vogël i krijon rrathët dukë përplasur pendët, biles edhe i dekoron me guaska të vogla. Këto forma gjeometrike tërheqin një partnere të mundshme, e cila i përdor format e rrethit për të gjetur rrugën në tabanin e errët të detit.Peshqit më pas çiftëzohen dhe femra shtron vezët e saj në qendër të rrethit. Mendohet se guaskat dekorative shërbejnë si ushqim për të vegjlit e peshkut tullumbac.