Pantera e Zezë pushime me mikeshat në Ibiza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2013, 14:30
Pavarësisht problemeve sentimentale me milionerin rus Vladimir Doronin, Naomi Campbell duket se po shijon pushimet për mrekulli edhe si beqare.Ajo ndodhet në Ibiza bashkë me disa mikesha të saj dhe duket se fiziku i saj nuk njeh moshë. Pantera e Zezë është shfaqur tepër në formë dhe trupi i saj do të bënte ziliqare edhe 20-vjeçaret.Ndërkohë Doronin duket se po “ngushëllohet” me modelen Luo Zilin.