Kafeja e tepërt sjell vdekjen?!
Për të gjitha ata që janë mësuar që në orët e para të mëngjesit të zgjohen me një filxhan kafe tani duhet ta reduktojnë.Një studum i fundit nga universiteti i Karolinës së Jugut tregon se konsumimi i tepruar i kafesë është i lidhur me rreziqe më të mëdha për vdekjen e meshkujve apo femrave të moshave deri në 55 vjeç.
Të gjithë ata që konsumojnë rreth 28 gota kafe në javë janë më të rrezikuar nga vdekja.Studimi është kryer me 43 727 amerikane të moshës nga 20 deri 87 vjec. Hulumtuesit amerikanë besojnë se konsumi i tepërt i kafesë mund të ndikojë negativisht në metabolizmin e trupit, duke hedhur poshtë kështu të mirat e kafesë dhe duke hapur një debat me studimet e tjera."Në mënyrë domethënëse rezultatet nuk tregojnë që konsumi i kafesë për të gjitha ata që janë mbi 55 vjec të shkaktojë vdekshmëri" tha studiues Steven Blair, i Universitetit të Karolinës së Jugut.
Megjithatë studiuesit nuk kanë shpjeguar pse kafeja nuk mund të ndikojnë negativisht tek më të vjetërit. Hulumtimet e fundit ka treguar se kafeja është një burim i madh diete, dhe kjo mund të reduktojnë inflamimin dhe për të rritur funksionin e trurit.Në të njëjtën kohë, kafja stimulon lirimin e adrenalinës, pengon aktivitetin e insulinës, rrit presionin e gjakut, dhe ngre nivelet e homocysteine që është e dëmshme për zemrën.