Bananet e kuqe: Një frut tjetër!

Banania e kuqe rritet në Amerikën e Jugut dhe në Azi dhe është një nga varietetet më të shijshme të bananes, e njohur me emrat e përbashkëta «Nendran» dhe «Ethakai». Ajo ka një pamje të mrekullueshme për shkak të ngjyrës së kuqe të lëkurës.Banania është një nga frutat më të njohura në botë, të cilën e duan fëmijët dhe të rriturit.Ajo është një fryt të cilin e gjen në çdo sezon, e ëmbël, e lehtë për tu gjetur dhe nuk ka fara! Banania përmban shumë vitamina dhe minerale, dhe kjo e bënë atë një frut shumë të shëndetshëm.Edhe pse bananet e verdha janë të njohura për vetitë ushqyese që ato përmbajnë, “kushërirat” e tyre të kuqe, janë të shëndetshme sepse tuli i tyre ka sasi të mëdha karoteni dhe nivele më të larta të vitaminës C.Bananet e kuqe, megjithëse i gjen rrallë në tregjet evropiane, mund të hahen të papërpunuara ose të përdoren në gatim në shumë lloje mënyrash. Një tipar i veçantë i tyre është aroma më e fortë dhe shija më e ëmbël, në krahasim me bananen e verdhë.Tuli i tyre ka një ngjyrë trëndafili, sikur ka marrë pak nga ngjyra e kuqe e lëkurës, kurse shija ngjason me atë të manaferave, ndërsa sasia e madhe e sheqernave që ato përmbajnë është ideale për përdorimin në ëmbëlsira.Por më e bukur mbetet pamja e tyre e kuqe dhe ndritshme e varur në pemë!