Bukuroshja Priyanka Chopra, lë pa fjalë Manhatanin

Ajo është bërë e njohur për pjesëmarrjen nëpër eventimente të ndryshme bukurie dhe aktrimi por jo vetëm. 30-vjeçarja, Priyanka Chopra, një vajzë nga Jamshedpuri i Indisë, çdo ditë e më shumë na lë gojëhapur me arritjet e saj.Fillimisht ajo u kurorëzua "Miss Bota" në vitin 2000, për të vazhduar më pas me sfilatat e ndryshme në shumë shtete të famshëm. Më pas nisi dhe karrierën e saj si aktore, ku një ndër rolet më të vlerësuar të saj ka qenë ai tek filmi "Barsaat" ose i përkthyer ndryshe "Shiu".Gjatë viteve në vazhdim, e njohur jo vetëm për bukurinë e saj por edhe për format trupore, ajo pranoi të ishte imazhi i markave të njohura botërore si Nokia ose Nestle.Rreth vitit 2005, babai i saj, i cili tashmë është ndarë nga jeta, vuri re se Priyanka ishte e aftë për të kënduar, duke e shtyrë këtë të fundit të vazhdonte të aspironte më shumë, jo vetëm për të qenë pjesë e tregut muzikor, por pse jo për ta kryesuar atë. Bashkëpunimin e parë ajo e bëri me ish pjesëtarin e grupit "Black Eyed Peas", Will.i.am, i cili quhet "In My City" dhe numëron plotë 5 milion klikime.Por nisjen e kësaj vere këngëtarja vendosi ta bënte me një tjetër bashkëpunim me këngëtarin e njohur Pitbull, me këngën që quhet Exotic, e cila është publikuar vetëm pak javë më parë dhe ka 10 milion klikime.Së fundmi ajo vendosi të linte pa fjalë Mahnhatanin me figurën e saj. Pasi pranoi të ishte imazhi i  "Blender`s Pride", një kompani kjo e njohur për wiskin në Indi, Priyanka ka pozuar me një veshje të zezë gjysmë dimërore dhe syze "Ray Ban" për një fotoset.Në foto ajo shfaqet me një fustan të shkurtër dhe taka të larta dhe arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithë kalimtarëve, të cilët ndaluan për ta parë dhe për të bërë foto me të.E buzëqeshur dhe me thjeshtësinë që e karakterizon, Priyanka  shpesh bëri pauza disa minutëshe, për t`i kushtuar kohë adhuruesve të saj.