Korney besnike ndaj të dashurit
Ndryshe nga motra e saj Kim, Kourtney Kardashian gjithnjë është dalluar për një jetë të qetë ku asnjëherë nuk ka rënë pre e skandaleve. Por duket se kjo verë nisi ndryshe për të, duke e kthyer rrjedhën e jetës së saj të stabilizuar së bashku me të dashurin e saj prej disa vitesh Scott Disick.
Modeli Michael Girgenti dhe njëkohësisht ish i dashuri i saj i dikurshëm ka akuzuar nënën e dy fëmijëve , se djali i madh i saj i quajtur Mason nuk është i Scott, por i tij. Me bindje të plotë se ishte i ati i 3-vjecarit, Michael kërkoi testin e ADN dhe u bë gati për të marrë përsipër përgjegjësitë për " të birin".


Por testi i ADN vërtetoi sërish fjalët e Korneyt. Mason ishte djali i Scott, me të cilin ka një lidhje tashmë disa vjeçare. Pavarësisht se rezultatet dolën në datën 12 gusht u bënë të ditura dy ditë më vonë, duke e pastruar imazhin e Kourneyt dhe duke vërtetuar besnikërinë e saj absolute ndaj Scott Disick me të cilin ka dhe vajzën e vogël 13 muajshe, Penelope.
