Zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë vijonë bisedimet

Grupet negociuese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë bisedimet në Bruksel për çështjen e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.Ministri i Tregtisë serbe, Rasim Lajic, tha të martën se bisedimet me Prishtinën për çështjet e telekomunikacionit kanë përfunduar, ndërsa sot pritet që palët të shprehin propozimet e tyre për kodin ndërkombëtar të Kosovës."Do të hedhim propozimet për të gjetur zgjidhije përfundimtare për telekomunikacionin dhe energjinë, por bisedime të reja për këtë dy cëshjte nuk do të ketë", ka thënë Lajic për mediat serbe.Sipas tij, takimi i paralajmëruar ndërmjet Kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, varet nga suksesi i dialogut teknik në lidhje me telekomunikacionin dhe energjinë."Nëse arrihet marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë, atëherë dy kryeministrat do të takohen më 27 gusht. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë as takim. Andaj, është e rëndësishme që të vijmë deri te një zgjidhje e kompromisit", ka thënë Lajiç.Ministri serb tha se negociatorët kosovarë nxjerin gjithmonë probleme, pasi vendosin kushte të reja duke ndryshuar marrëveshjet paraprake.Ndërkohë burime të cituara nga mediat kosovare në dialogun Kosovë-Serbi thonë se me marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel ëshët rënë dakort që gjykata e shkallës së dyte, në komunitetin serb do të funksionojnë sipas ligjeve të Kosovës, por ato nuk do të quhen Gjykata të Republikës.Ndërsa priten ndryshimet për gjykatat themelore në lidhje me statusin. Serbia insiston që çdo institucion i ri që krijohet në veri të jetë neutral kundrejt statusit të Kosovës. Kërkesë kjo për të cilën Serbia ka mbështetjen e ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian.