Ahmeti pret Shurman, kërkon mbështetjen e Holandës për zgjidhjen e kontestit të emrit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vënë theksin e posaçëm për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe NATO në takimin me Mariet Shurman, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni.Ambasadorja Shurman shprehu interesim për aktivitetet e Kryetarit Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, përfshirë takimet intensive me komunitetit ndërkombëtar, letrat e dërguara tek shumë emra prominent të politikës ndërkombëtare, nisma për nxitjen e një debati të brendshëm për nevojën e arritjes së kompromisit si dhe uljen imediate të palëve me lehtësimin ndërkombëtar për ta zgjidhur çështjen e emrit.Kryetari Ahmeti theksoi pritjet që komuniteti ndërkombëtar, të intensifikoj përpjekjet para samitit të Bashkimit Evropian në muajin dhjetor për ti ulur palët në një tryezë diskutimesh duke nisur dialogun e drejtpërdrejtë që do të mundësojë kompromisin dhe zgjidhjen përfundimtare.Ahmeti kërkoi vazhdimin e angazhimit të drejtpërdrejt të Holandës, si vende anëtare e NATOsë dhe BEsë, që të mundësoj arritjen e zgjidhjes së kontestit me emrin në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës veriatlantike dhe Bashkimit Evropian."Agjenda e BDI-së për vendin përfshin zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, integrim në NATO, integrim në Bashkimin Evropian dhe zhvillim ekonomik. Të gjithë që përkrahin këto pika dhe duan Evropë të Bashkuar me paqë dhe stabilitet në rajon që arrihet duke u bërë pjesë e NATOsë, duhet të intensifikojnë përpjekjet konkrete për ti arritur këto objektiva sa më parë", theksoi Ahmeti.