Obama presion Samarasit për çështjen e emrit
Mediat greke shkruajnë sot se presidenti amerikan Obama do t`i bëjë presion kryeministrit grek Samaras për zgjidhjen e kontestit të emrit me Shkupin.Kjo bëhet e ditur në prag të vizitës treditore të kryeministrit grek Andonis Samaras në SHBA, i cili është i ftuar në Uashington me ftesë të presidentit amerikan Barak Obama.Gazeta "To Vima" duke u thirrur në burime të rëndësishme të qeverisë greke shkruan se në takimin Obama - Samaras veç tjerash do të bisedohet edhe për negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit që po udhëhiqen nën patronatin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic.Gazeta proqeveritare "Kathimerini" shkruan se Uashingtoni është i përgaditurpër t`u aktivizuar për zgjidhjen e çështjes së Qipros dhe kontestit të emrit me Maqedoninë. Ndërsa gazeta "Paron" bën të ditur se Obama do t`i bëj presion të fuqishëm kryeministrit grek për të zgjidhur këto dy çështje. "Porositë që vijnë përtej Atlantikut janë të qarta dhe jo shumë optimisite. Uashingtoni dëshiron zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt, në rast se do të jetë e mundur deri në fund të 2013", shkruan gazeta "Paron".Samaras mbrëmë udhëtoi për në SHBA, ndërsa fillimisht ai do të qëndrojë në Nju Jork në takime me biznese greko -amerikane, të enjten takimi me Obamën dhe më pas rikthimi në Nju Jork ku do të pasojnë takimet me guvernatorin e Nju Jorkut Majkëll Blumberg, sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe kryetarin e komitetit hebraiko - amerikan Dejvid Haris.