Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Austrisë për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Brieger për progresin e përgjithshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë për Kosovën.Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, vlerësoi progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshëm të Austrisë për Kosovën, me theks të posaçëm në proceset integruese.