"Human Rights Watch" kritikon Greqinë për trajtimin e emigrantëve
Organizata joqeveritare "Human Rights Watch" në raportin për Greqinë paralajmëron një pushtet arbitrar serioz të pushtetarëve grekë ndaj të huajve në vend.Me rastin e një vjetorit nga operacioni me titullin "Ksenios Zevs" të policisë greke, organizata ka konstatuar raste të sjelljes së keqe të autoriteteve ndaj emigrantëve në vend dhe sidomos në kryeqendrën Athinë."Human Rights Watch" i referohet dëshmitarëve sipas të cilëve kryerja e verifikimeve policore mbi emigrantë janë bërë në mënyrë të dhunshme.Theksohet se nga gushti i vitit 2012 deri në 22 shkurt të vitit 2013, policia ka ndaluar në rrugë për verikimin 84.792 të huaj në Greqi dhe se vetëm 4.811 prej tyre - rreth gjashtë për qind kanë pasur qëndrim ilegal, ndërsa 59 janë arrestuar.Në vitet e kaluara Greqia ka ndërmarrë përgjegjësi të madhe, sepse përmes rajonit Evros kalojnë 90 për qind nga emigrantët rrugës për në Evropë, pa poseduar dokumente ligjore.Për këtë situatë përgjegjësi të madhe mbajnë edhe autoritetet greke, të cilët janë dakorduar dhe kanë nënshkruar kontrata përkatëse, si dokumenti i njohur Dublin 2, thekson organizata.Organizata joqeveritare shfaqi shpresë se Qeveria greke do ta dënojë dhunën e vazhdueshme policore mbi të huajt në vend.