Jennifer Aniston: S`kam në plan fëmijë
Jennifer Aniston mësohet se është drejt përfundimit të filmit të saj më të ri "We`re The Millers" në të cilin do të shfaqet si asnjëherë më parë. Ajo gjithnjë ka dashur të eksperimentojë me rolet dhe skenën prandaj, pranoi që të luante rolin e një striptisteje.
"Nuk më kishte shkuar në mendje se një ditë do te më ofrohej një rol i tillë dhe sapo lexova skenarin mendova, Pse Jo?! Këtë herë kam mundësinë t`i servir publikut diçka ndryshe nga vetja" ka thënë ajo.
Jennifer e cila nuk ka dashur të flasë më gjerësisht lidhur me këtë temë zbuloi gjithashtu, se në të ardhmen e afërt nuk planifikon të këtë fëmijë. 44-vjeçarja e cila momentalisht është e fejuara e aktorit Justin Theroux shpjegon se së bashku me bashkëshortin e ardhshëm kanë rënë dakord që martesa e tyre të jetë e përbërë vetëm nga ata të dy.
Sipas Jennifer fëmijët janë plotësim i një boshllëku që çdo njeri ndjen por aktorja tregon se ndihet e lumtur me jetën të cilën ajo thekson se është perfekte. Jennifer është e rrethuar nga miq perfekt, nga një staf pune perfekt, nga nje partner me plotë kuptimin e fjalës perfekt dhe për të, kjo përbën atë që quhet familje.
Aktorja pohon edhe se ndihet e lumtur me fejesën e saj , pasi prej një viti çifti bashkëjetojnë dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e tyre duke i ndihmuar të përpiqen të parashikojnë vitet e ardhshme përkrahë njëri tjetrit.