Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset shoferja dhe një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 10:21
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonat e Pauleshit dhe Peqinit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve, i cili është një person i mitur.
Të dy janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Autoritetet policore po vijojnë veprimet për hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe për të siguruar qetësinë dhe sigurinë në zonë.
