Meta ngre alarmin: Mungon etika e policisë ndaj qytetarëve dhe avokatëve

Avokatja Sabina Meta ka ngritur shqetësimin për mënyrën e sjelljes së efektivëve të policisë ndaj qytetarëve dhe avokatëve, duke theksuar mungesën e etikës profesionale në shumë raste të ndërhyrjeve policore.

E ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Meta u shpreh se institucionet ligjzbatuese duhet të respektojnë jo vetëm etikën e profesionit të tyre, por edhe dinjitetin dhe të drejtat e personave me të cilët përballen.

Sipas saj, mungesa e etikës në ndërhyrjet e grupeve të policisë mbetet një problem shqetësues që cenon jo vetëm figurën e institucioneve, por edhe besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe shteti ligjor.

Ndiqni intervistën e plotë: