Meta: Aksesi në programet e gjykatave është më më i kufizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 20:25
Avokatja Sabina Meta ka ngritur shqetësime mbi vështirësitë që hasin avokatët në aksesin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, si dhe mbi zgjatjen e proceseve gjyqësore në Shqipëri.
E ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Meta theksoi se më parë avokatët kishin një akses më të lehtë në programet dhe sistemet e gjykatave, gjë që sipas saj sot është më e vështirë.
“Kur unë jam avokate dhe duhet të kem akses te programi i gjykatës, siç ka qenë më përpara…”, u shpreh ajo, duke ngritur shqetësimin për ndryshimet në funksionimin praktik të sistemit.
Ndiqni intervistën e plotë:
