Paralajmërohet publikimi i dokumenteve që "hedhin në erë" Erion Veliajn
Gjykata Kushtetuese para tre ditësh ka dalë me një vendim duke i kërkuar Gjykatës së Lartë të shprehet në lidhje me dy pika kryesore: çështjen e kafazit dhe a duhet mbajtur në burg një kryetar bashkie. Tek e dyta gjithçka është e qartë, atë e përcakton ligji, e përcakton Kushtetuta, kryetari i bashkisë nuk ka imunitet.
Janë disa kryetarë bashkie të arrestuar, i Lushnjes, Fatos Tushe, i Bulqizës, Lefter Alla. Po ashtu dhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka qenë i arrestuar. Pra, është e ezauruar, e zbatuar nga ligji dhe asgjë më shumë se kaq.
CNA ndërkohë paralajmëron që nesër do të publikojë një dokument tronditës dhe do të “hedhë në erë” të gjithë retorikën jo vetëm mediatike, por edhe atë të dirigjuar nga Erion Veliaj dhe avokatët e tij që do t'ia “shpërthejë” çështjen në fytyrë çdo zhurmaxhiu, propagandisti, manipuluesi, mashtruesi publik që përpiqet të abuzojë dhe të keqpërdorë drejtësinë.
Përfshirë këtu Gjykatën Kushtetuese, që nga këllirat mediatike të paguara nga vëllai i Veliajt deri tek palaco shqipfolësit që mendojnë se duke futur turinjtë në kanalet e ujërave të zeza që shkarkohen nga burgu i Durrësit mund të ushqehen, për të qenë gjallë në tregun mediatik me sulme, me akuza, me shpifje, me fyerje ndaj gjykatësve, ndaj prokurorëve.
Duke kërkuar të manipulojnë të vërtetën për të gënjyer një popull të tërë, për të nxjerrë nga burgu sponsorin e tyre që emrin e ka Erion Veliaj, nëpërmjet parave që vijnë direkt apo indirekt prej tij apo familjarëve të tij, përfshirë këtu dhe vëllanë e tij Arbër Veliaj, ende nën hetim nga SPAK./CNA
