Islami: Shqipëria po shmang Strasburgun me mekanizma të brendshëm

Avokati Roland Islami ka ngritur kritika ndaj mënyrës se si trajtohen në sistemin gjyqësor shqiptar çështjet që lidhen me vonesat e gjykimeve dhe të drejtën për një proces brenda afatit të arsyeshëm.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Islami deklaroi se më herët qytetarët i drejtoheshin Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për këto shkelje dhe përfitonin kompensime financiare.

Sipas tij, aktualisht sistemi gjyqësor shqiptar ka krijuar mekanizma të brendshëm ku qytetarët mund të paraqesin kërkesa për konstatimin e shkeljes së afateve të arsyeshme të gjykimit në gjykatat e shkallës së parë, apelit dhe Gjykatën e Lartë.

Avokati argumentoi se kjo praktikë, sipas tij, ul efektivitetin e kompensimit për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndryshon qasjen e qytetarëve ndaj drejtësisë.

Ndiqni intervistën e plotë: