Islami: Në gjyqësor ka pasur listë çmimesh

Avokati Roland Islami ka bërë deklarata të forta lidhur me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke folur për periudha të mëparshme ku, sipas tij, disa gjyqtarë ushtronin detyrën me “lista çmimesh”.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi sfidat e avokatëve në sistemin e drejtësisë, Islami u shpreh se në të kaluarën vendime dhe shërbime të ndryshme gjyqësore dyshohet se kanë pasur tarifa të paracaktuara.

“Ka pasur gjyqtarë që kanë pasur listë çmimesh: dëshmitar i rremë 10 mijë lekë, një vendim për vërtetim fakti juridik 50 mijë lekë, deri në miliona lekë”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Sipas Islamit, këto fenomene kanë qenë një nga arsyet që kanë shtyrë nisjen e nismave për reformën në drejtësi, me qëllim, siç tha ai, pastrimin e sistemit nga gjyqtarët e korruptuar.

Ndiqni intervistën e plotë: